Bllokohet qarkullimi i udhëtarëve në kufirin e Kapshticës, i cili ndan Shqipërinë me Greqinë. Pala greke ka njoftuar se do të bëjë riparime te sistemi i saj, ndaj dhe kalimi i shtëtasve dhe automejteve do të bllokohet nga ora 13.00 deri në orën 15.00.
Gjatë kësaj kohe nuk do të këtë regjistrim udhëtarësh, çka mund te shkaktojë radhë të gjata makinash në të dyja krahët. Edhe shtetasit shqiptarë që kthehen nga Greqia ndëpërmjet kufirit të Kapshticës, por edhe shtetasit që duan të futen në Greqi janë të detyruar të presin riparimet e sistemit grek.