Një 60-vjeçar raportohet se ka mbetur i plagosur me armë zjarri mbrëmjen e kësaj të hëne në zonën e Kombinatit në Tiranë.
Burime paraprake thonë se 60-vjeçari, ka shkuar në spital me plagë në këmbë, pa probleme për jetën.
I plagosuri dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor dhe momentalisht është e paqartë nëse është plagosur nga dikush apo kemi të bëjmë me vetëplagosje. Pritet që policia të japë më shumë detaje ngjarjen.
/a.r