Në fjalën e tij në Kuvend në lidhje me projektin për parkun e Butrintit, kryeministri Edi Rama u zotua se shumica socialiste do e kalojë atë edhe pa miratimin e opozitës.
Ai u shpreh se ligji i ri e fut trashëgiminë në një tjetër zonë ndërsa ironizoi opozitën duke thënë se ata që sot dalin kundër projektit e lanë stadiumin në listën e zezë të UEFA-s.
“Të gjithë atyre që janë angazhuar prej vitesh për të kontribuar për asnjë të ardhur për qëllim fitimi. I tillë është legjislacioni amerikan dhe e tillë është nisma që e ka origjinën e vet që në kohën kur bëhej fjalë për liri demokraci. Ka në krye një person që ia keni dhënë ju shtetësinë shqiptare dhe sot e akuzoni si kusar. Butrintit dhe gjithë këtij plani ju i merrni të keqen.
Është me shumë rëndësi ky ligj që po bëjmë sepse fut trashëgiminë kulturore në një zonë tjetër komplet. Fondacioni amerikano shqiptar merr përsipër të bëjë këtë punë. Ju ishit që bënit të njëjtën gjë edhe për stadiumin dhe ju ishit ata që e çuar kombëtaren shqiptare që t’i luante ndeshjet në Maqedoni a ku di unë se ku. Ju flisni akoma sot për trashëgimi dhe korrupsion.
Ju që e keni damkën në lule të ballit nga SHBA për minim të demokracisë dhe korrupsion. Pasnesër në atë stadium nuk duhet të shkelni por jeni të mirëseardhur të shikoni një ndeshje në stadiumin që e kthyet në dele të zezë. Do jeni të mirëseardhur edhe kur të luhet Makbethi në teatrin e ri kombëtar.
Të gjitha aleancat që bëtë ju mbajini me shëndet se nuk i duhen dreqit. Rrotullohuni sa të doni se sa më shumë. T’ju rrojë flamuri me damkën në lule të ballit se gjë tjetër nuk keni çfarë jepni. Ju nuk merrni dot peng askënd dhe asgjë”, tha Rama./m.j