Një zyrtar i lartë ukraians Kyrylo Budanov, ka raportuar ditën e sotme se presidenti rus Vladimir Putin i ka shpëtuar një atentati së fundmi.
Në një intervistë me një media ukrainase ‘Pravda’, Kyrylo Budanov, kreu i drejtorisë kryesore të inteligjencës në Ministrinë e Mbrojtjes të Ukrainës, tha se përpjekja për vrasje u bë pas pushtimit të Kremlinit në shkurt.
Zoti Budanov i tha gazetës ukrainase: “Kishte një përpjekje për të vrarë Putinin. Ai madje u sulmua, thuhet, nga përfaqësues të Kaukazit, jo shumë kohë më parë. Ky është një informacion jo publik, ka qenë një përpjekje absolutisht e pasuksesshme, por ka ndodhur realisht, ka qenë rreth dy muaj më parë. E përsëris, kjo tentativë ka qenë e pasuksesshme. Nuk ka pasur asnjë publicitet për këtë ngjarje, por ka ndodhur”./m.j
Ju thoni fitore,fitore,ato duam ne.Po ku i keni? Dëgjojmë dhe shohim se çfarë thonë mediat prestigjoze ndërkombëtare.Ato thonë të kundërtën e SHBA,BE, NATO.