Pas 31 vitesh, Fejnordi zbarkon përsëri në Tiranë. Por këtë herë përballë nuk do të ketë Partizanin, po një klub të madh si Roma.
Një nga protagonistët në fushën e lojës në përballjen me holandezët, Artur Lekbello, kujton në studion e emisionit “Ora Sport” në RTV Ora ndeshjen me Fejnordin.
Lekbello: Ata e njohin Tiranën, por e njohin në daljen e Shqipërisë nga tranzicioni. Ata i shokoi. Fejnordi beson te Tirana. Para një muaji erdhën 7 gazetarë që intervistuan në Tiranë dhe merrnin mendime të ndryshme.
Ata shpresonin që ekipi i tyre do të dilte në finale, megjithatë i druheshin Olimpikut të Marsejës. E quajnë si fat në Tiranë, e quajnë si besim në vetvete.
Ndeshja mes Partizanit dhe Fejnordit? Është ndryshe ’91-shi me tani. Atëherë komisari i fushës detyroi të vinte një sponsor dhe u afrua një i bukës nga Roterdami që me dashamirësi na sponsorizoi. /m.j