Një lajm i hidhur ka ardhur për botën e medias. Është ndarë papritur nga jeta në moshën 42-vjeçare prezantuesja televizive Erin Jjayne Plummer.
Ylli i njohur televiziv është përshkruar si një njeri i mrekullueshëm nga kolegët zemërthyer pas vdekjes së saj gjatë fundjavës.
Shkaku i vdekjes së Erin nuk është bërë i ditur. Ajo la pas bashkëshortin dhe 3 vajza të vogla.
Duke konfirmuar vdekjen e yllit, kolegia e shkatërruar e Erin në Channel 10, Sarah Harris, e përshëndeti atë si “mama me medalje ari” në një homazh emocionues.
Ajo i tha shikuesve: Kemi një lajm vërtet të trishtuar për të ndarë këtë mëngjes.
“Gjatë fundjavës “Studio 10” humbi shkëlqimin e mikes tonë Erin e cila ndërroi jetë papritmas.”
/a.r