Policia greke ka njoftuar se ka identifikuar personin që vrau me minë me telekomandë shqiptarin në vitin 2014.
Së fundmi prokuroria e Athinës ka proceduar penalisht një nga autorët e dyshuar të “kontratave të vdekjes”.
Shqiptari i vrarë u identifikua nga mediat si Aleks Rapo. Ai u eleminua me një minë me telekomandë që ishte vendosur në Smartin e tij. Ndërkohë bashkëjetuesja mbeti e plagosur rëndë.
Mësohet se vrasja e shqiptarit është porositur nga një 46-vjeçar po ashtu shqiptar, ndërsa hetimet janë zhvendosur edhe në Shqipëri.
I akuzuar është një 46-vjeçar, që megjithatë mohon çdo akuzë. Shpërthimi në automjetin Smart ndodhi pak pas orës 19:00. të së hënës, më 29 dhjetor 2014, në kilometrin e 50.5 të Attiki Odos, ndërsa shqiptari 35-vjeçar po dërgonte bashkëjetuesen e tij në aeroport pasi ajo do të vinte për në Shqipëri.
Në shtëpinë e viktimës, policia gjeti pistoleta, një revole, 103 fishekë dhe një granatë.
Në maj 2021, policia përfundoi hetimet për vrasjen dhe ia dorëzoi dosjen Prokurorisë së Athinës, e cila procedoi penalisht pas disa muajsh 46-vjeçarin, bazuar në dëshmitë se ishte ai që kishte përdorur makinën Smart një natë më parë.
46-vjeçari dyshohet se është përfshirë edhe në dy vrasje në Pire dhe në një burg në Kretë.
/a.r