Pas përfundimit të votimit për kryetarin e ri të Partisë Demokratike ka nisur edhe procesi i numërimit. Kështu ish-kryeministri Sali Berisha pritet që të marrë drejtimin e PD pas 9 vitesh largimi.
Nga rezultatet që Panorama.al ka siguruar nga qendrat e numërimit, Sali Berisha kryeson përballë rivalit të tij Ibsen Elezi.
Maliqi
Sali Berisha 1266 vota
Ibsen Elezi 10 vota
Te pavlefshme 2
Selenicë 220 vota
Sali Berisha 198 vota
Ibsen Elezi 22 vota
Pogradec 516 vota
Sali Berisha 484 vota
Ibsen Elezi 32 vota
Devoll
Sali Berisha 1082 vota
Ibsen Elezi 138
Të pavlefshme 8
Sali Berisha dhe Ibsen Elezi jane dy kandidatët për kryetar të PD, në zgjedhjet për kreun e PD, te cilat organizohen nga Komisioni i Rithemelimit.
I shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Berisha iu drejtua qendrës së votimit rreth orës 11:00. Ai e cilësoi procesin historik jo vetëm për Partinë Demokratike, por për Shqipërinë.
Berisha komentoi edhe procesin e zgjedhjes së presidentit duke e quajtur mafioz dhe antikushtetues. Votën e hodhi edhe Ibsen Elezi, i cili kërkoi që të mos bëhen shkelje gjatë këtij procesi.
/a.r
Model jo vetem per Shqipwrine por per boten mbare .Kto jan zgjedhje ku luderi merr 98% te votave . U papar