Katër persona kanë humbur jetën si pasojë e stuhive të forta që ka goditur Kanadanë. Tre persona gjetën vdekjen, pasi u goditën nga një pemë, ndërsa një grua u mbyt në lumin e Otavës, pasi varka e saj u përmbys.
Moti i keq preku kryesisht pjesën lindore të vendit, provincat e Ontarios dhe Kebek, të cilat shkaktuan gjithashtu ndërprerje të energjisë elektrike në 900,000 familje.
Por në anën jugore të Shteteve të Bashkuara të Amerikës një mot i pazakontë me dëborë ka përfshirë Rio De Zhaneiron në Brazil.
Temperaturat arritën në minus 5 gradë Celsius në Santa Katarina, duke mbuluar qytete të ndryshme me një shtresë të hollë dëbore.
Meteorologët kanë deklaruar se moti i ftohtë erdhi si pasojë e një stuhie në jug të vendit, ndërsa ekspertët nuk e përjashtojnë mundësinë që të jenë pasojë e ngrohjes globale.
/a.r