Festivali Ndërkombëtar i Filmit në Kanë të Francës ka filluar që prej datës 17 maj dhe pritet që të përfundojë me datë 28 të po këtij muaji. Të shumtë janë yjet nga bota e kinematografisë dhe jo vetëm që parakalojnë në tapetin e kuq dhe ndër ta ishte dhe modelja e njohur shqiptare, Aurela Hoxha.
Ajo parakaloi në tapetin e kuq e veshur me një fustan tepër ekstravagant, transparent dhe me një dekolte të hapur. Modelja kishte zgjedhur që fustanin ta kombinonte edhe me një palë doreza lëkure në ngjyrë të gjelbër.
Kujtojmë gjithashtu se kjo nuk është hera e parë që Aurela merr pjesë në Festivalin e Filmit në Kanë. Por jo vetëm kaq, bukuroshja ka marrë pjesë edhe në Festivalin e Filmit në Venecia në majin shtator të vitit 2021./m.j