I ftuar në emisionin “Kjo Javë”, ish-prokurori Eugen Beci foli për luftën kundër krimit dhe operacionin “Golden Bullet”, ku u goditën 8 grupe kriminale.
“Nëse lufta kundër krimit ecën me këto ritme do të kemi rezultat edhe në luftën kundër korrupsionit dhe korrupsionit të nivelit të zyrtarëve të lartë, të godasë jakat e bardha”, tha ai.
Bosët e vërtetë të krimit nuk janë në pranga?
Mund të flasim për dekonspirim të operacionit?
Pak ditë para se të ekzekutohej ky urdhër arrest, në media qarkulloi lajmi se Dumani po bashkëpunon me drejtësinë, a ndikoi kjo?
Sa në presion ndihet SPAK?
Eugen Beci: Veprimet e Prokurorisë së Posaçme nënkuptojnë se ka ecuri pozitivë për goditjen e grupeve kriminale, duke pasur në konsideratë mënyrën se kanë rrjedhur ngjarjet dhe i penduar është kapur për shkak të një ngjarje kriminale nënkupton që Prokuroria e Elbasani ka mundur të ketë një marrëveshje fillestare bashkëpunimi duke dhënë dritën jeshile.
I penduari Dumani, a mund të quhet i ezauruar bashkëpunimi, duke qenë se ka folur për krime të kryera nga kundërshtarë të tij? A mos duket si hakmarrje?
Eugen Beci: Të penduarit e drejtësisë është e pamundur ti gjesh përse u penduan. Por duke qenë strikt me ato që parashikon ligji mendoj që bashkëpunëtori i drejtësisë duhet të japë pa rezerva gjithçka di për aktivitetin kriminal. Thëniet e tij duhet të provohen me fakte dhe prova të tjera dhe thëniet e tij duhet të kryqëzohen, sa i përket efektit kohor, brenda 30 ditëve nga nënshkrimi i marrëveshjes duhet të japë gjithçka di, kështu funksionon.
Mund të kemi një seri hakmarrjesh?
Eugen Beci: Është fillimi i një hetimi dhe jo fundi i një hetimi. Këto thënie të këtij njeriu gjatë këtyre 30 ditëve janë marrë të gjitha, dhe të gjitha detajet do të duhet të provohen nga organi i procedurës.
Me krimet që ka kryer i penduari si veprohet?
Eugen Beci: Sa më shumë të rëndësishme të jenë faktet që ka treguar i penduari, aq më shumë ulet dënimi.
Si e keni parë punën e SPAK deri tani?
Eugen Beci: Prokuroria në përgjithësi luftën kundër krimit të organizuar e ka realizuar mirë. Mbetet për tu parë sa i përket korrupsionit të zyrtarëve të lartë. Por duket se krimin e organizuar duket se ka vënë në shënjestër.
Si e shihni institucionin e BKH?
Eugen Beci: Ka një ngërç që mbase ka të bëjë me mungesën e përvojës. Mungesa e përvojës të oficerëve të policisë gjyqësore duket se ka çuar një diskordancë të madhe.