Nedim Bajrami dhe Kristjan Asllani janë ndër më të talentuar tek Empoli. Dy lojtarët e kombëtares shqiptare kanë bërë shumë mirë në sezonin e parë në Serie A.
Ofertat nuk mungojnë, teksa Napoli është një nga klubet e interesuar për 23-vjeçarin nga Tetova dhe 20-vjeçarin nga Elbasani.
“Bajrami apo Asllani te Napoli sezonin e ardhshëm? Nuk e di, nuk mund ta them një gjë të tillë, sot nuk mund të flasim për merkato.
Bëhet fjalë për mendime dhe ide. Të fokusohemi tek Atalanta, një sfidë e rëndësishme edhe sa i përket merkatos”, deklaroi Corsi.