Shteti Islamik ka përgënjeshtruar informatën e publikuar këtë javë për një zbritje të mundshme të pagave për luftëtarët e vet, për shkak të “rrethanave të jashtëzakonshme” që gjenden aktualisht. Sipas vetë anëtarëve të grupit, pagat janë të ndara në këtë mënyrë: luftëtarët marrin nga 100 deri në 150 dollarë në muaj, ndërkaq jo luftëtarët-punëtorët administrativë, marrin vetëm 50 dollarë në muaj. Kësaj shume i shtohen 50 dollarë që pranon gruaja e luftëtarit që, në këto raste, një luftëtar mund t’i ketë deri në katër gra; 35 dollarë për fëmijë dhe 35 dollarë të tjera për posedim të ndonjë skllaveje. Po ashtu, ata marrin edhe subvencione, si për shembull në rast të martesës, që sillet nga 1,000-1,500 dollarë dhe një subvencion tjetër prej 35 dollarësh për ushqim, njofton Republika.info.
Sipas “Radio France Internationale” (RFI), në rast të një triumfi, luftëtarët marrin “kompensime të tjera të veçanta”, që luftëtarët i quajnë “preja” e luftës. Për shembull, në betejën triumfuese të qershorit të vitit 2014 në Mosul, secili luftëtar ka marrë 2,000 dollarë si shpërblim. Këto paga, të ashtuquajtura “Kafala”, sipas burimeve të Shtetit Islamik të cituara nga RFI, paguhen rregullisht.