Kryeministri Edi Rama ishte sot në Fier për të inspektuar përfundimin e punimeve për Urën e Darzezës.
“Me të gjithë parametrat e nevojshëm, ndërkohë po vijon puna për ndërtimin e Urës së Semanit, e cila do te jetë gati në më pak se 4 muaj, dhe që lidh plazhin e Semanit me Darzezën duke i dhënë akses turistëve për ti frekuentuar të dyja zonat turistike njëkohësisht”.
Rama u takua me kryeplakun e zones, me të cilin shkëmbeu dhe batuta.
“Ky është kryeplak pasionant”, i tha kryebashkiaku i Fierit, Armando Subashi.
“Krye je, por plak ende”, tha Rama.