Ushtria ruse pretendon se mori nën kontroll fabrikën e çelikut në Mariupol

Rusia ka njoftuar se ka marrë në kontroll të plotë fabrikën e çelikut në Azovstal.

Ndër të tjera ushtria ruse ka theksuar se tashmë fabrika e çelikut është ‘çliruar’ plotësisht.

Sipas Ministrisë ruse të Mbrojtjes grupi i fundit i mbrojtësve të regjimit Azov i përbërë nga 531 persona janë dorëzuar.

“Territori i uzinës metalurgjike Azovstal në Mariupol, ku një grup militantësh ukrainas të formacionit nazist Azov është bllokuar që nga 21 prilli i këtij viti, është çliruar plotësisht”, tha gjeneralmajor Igor Konashenkov.

Vsta

 

Next Post

Comments 4

  1. Vasfi says:

    E pa besueshme, e pa argumentuar…. ?

  2. Nazi says:

    Nuk esht e vertete.

  3. Lili says:

    E konfirmon Presidenti Zelenski,dje, në orën 8 të mbrëmjes,që forcat militare ukrainase të mos luftonin më( që do të thotë se ato ishin dorëzuar.Fluste për militarët e fundit të Azovstall). Shyqyr që mori fund se u sakrifikuan e vdiqën për një marrëveshje që mund t’ua kishte shpëtuar jetën të gjithëve në këtë uzinë çeliku.

  4. Lui says:

    Pse përdorni fjalën “pretendon”? Këtë e ka konfirmuar edhe Ukraina që dolën ushtarët e saj nga uzina. Dmth që kontrollin e ka Rusia tanimë. Dhe për fat të keq, ka kontrollin të të gjithë qytetit Mariupol dhe komplet juglindje e Ukrainës. Mendoj që ky ka qenë objektivi i Rusisë. Ato pretendimet për të marrë Kievin ishin sa për të çorientuar dhe destabilizuar opinionin dhe kur të ktheheshin te objektivi i lindjes dhe juglindjes bashkë me Krimenë, opinioni ndërkombëtar do ndjehej i çliruar. Nuk janë aq budallenj rusët dhe Putini.

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com