Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali ka ironizuar reagimet e ish-kryeministrit Sali Berisha pasi ai u përjashtua paraprakisht nga bashkëpunimi me Partitë Popullore Europiane nëse rikthehet në krye të PD-së.
Me anë të një postimi në Facebook, ministrja shkruan se Saliu vijon që të shkulmojë prapa diellit, por sërish nuk pranon të flasë se çfarë e shtyn atë deri në këtë pikë.
*Postimi i ministres Elisa Spiropali:*
Saliu sot ka tërë ditën që shkulmon nga mbrapa diellit dhe çfarë nuk thotë përveç asaj që e ka shtyrë të shkulmojë! Dje ka marrë lajmin e keq fare se emri i është fshirë edhe nga lista e miqve në CDU dhe madje se po e vunë në krye, do ta nxjerrin megjithë parti jashtë nga PPE! Mirë Saliu që na ka lënë e bërtet jam gjallë, po të gjallët që vazhdojnë e ndjekin si nuk marrin vesh asgjë xhanëm!