Një zjarr i madh ka shpërthyer pasditen e së premtes, 20 maj, në afërsi të aeroportit të Gjenevës në Zvicër.
Në videot e publikuara në rrjetet sociale, duket tymi i zi që ka kapluar një ndërtesë në zonë.
Sipas medieve vendase tymi është përhapur me shpejtësi në zonën rreth aeroportit, ndërsa një avion ka kaluar gjatë uljes fjalë për fjalë mes tymit të zi.
Menjëherë pas zjarrit, autoritetet u detyruan të pezullojnë ose devijojnë të gjitha fluturimet për dhe nga aeroporti i Gjenevës. Një zëdhënës i aeroportit i tha AFP-së se ndërtesa, e cila u përfshi nga flakët, ishte jashtë gardhit rrethues.
Zjarri ka shpërthyer në ndërtesën e krijuar për pritjen e azilkërkuesve në të cilën po bëheshin punime dhe për arsye të panjohura është shkaktuar zjarri.
Video të tjera të postuara në rrjetet sociale tregojnë një shpërthim të fuqishëm që ndodhi menjëherë pas zjarrit./abcnews.al/