Ish-kryeministri Sali Berisha ka komentuar nga Vlora dështimin e negociatave mes qeverisë dhe opozitës për Presidentin e ri. Në një komunikim para nisjes së takimit me demokratët e qytetit bregdetar, Berisha tha se ai proces është vazhdimi i marrëveshjeve të dështuara të Lulzim Bashës.
Pyetje: Në lidhje me zgjedhjen e Presidenti, një koment që për negociatat që duket se kanë mbetur në pikën zero?
“Një karnaval i vërtetë, një vazhdim i marrëveshjeve të dështuara që nga viti 2017 deri më sot të Lulzim Bashës dhe këto që shihni ju nuk është gjë tjetër veçse vazhdimi i atij seriali, por këtë herë edhe më tragjikomik dhe më i neveritshëm se çdo proces tjetër”, tha Berisha./m.