Sali Berisha tha sot për herë të parë se procesi i tij në Francë kundër Antony Blinken mund të dështojë.
Ai u shpreh se në disfavor të tij është fakti që nuk është as francez dhe as shtetas i Bashkimit Evropian. Berisha u shpreh se fati i gjyqit varet nga gjykatësi i çështjes.
“Në disfavor është që nuk jam as francez dhe as shtetas i BE. Ndërkohë Sekretari amerikan ka imunitet. Ç’është e vërteta shpifja dënohet atje ku del. Pra në SHBA apo në Shqipëri ku u publikua. Mirëpo imagjinoni sikur unë të hapja gjyq në Shqipëri…” – tha Sali Berisha në takim me gazetarët.
/javanews/a.r