Një ngjarje e rëndë është regjistruar ditën e sotme në Rimini të Italisë.
Bëhet me dije nga mediat e huaja se një burrë me origjinë nga Amerika e Jugut dyshohet se theri me thikë gruan e tij dhe plagosi rëndë vajzën e tij 13-vjeçare.
E mitura është plaghosur pasi është futur mes prindërve kur i pa këta të fundit të konfliktoheshin.
Ndër të tjera mediat italiane bëjnë me dije se burri është ndaluar menjëherë nga policia, në qendër të qytetit.
Ndërkohë që vajza e mitur është dërguar me urgjencë të spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve./m.j