Nga Agron Gjekmarkaj
Një sqarim per grupet në PD dhe mardhenjen time me to !
Herë pas here e gjej veten në lajme, komente , analiza e muhabete pjestar i një prej tre grupeve në PD.
Unë jam vetem në PD. Paradoksi është se dy grupet e tjera i kuptoj por këtë timin as e kam parë ndonjeherë e as takuar!
Grupi i parë është ai i “revolucionit që marshon” trokun zhurmëmadh të të cilit drejt pushtetit e ndien çdo shqiptar madje po ju fut dridhmen edhe një palo superfuqie matanë atlantikut!
Grupi i dytë është ai “zot bëje mirë” ninullat e të cilit i ndien çdo vater po kaq.
Ndersa tek grupi i trete fusin tepricat e atyre që nuk shkojnë as tek mbledhjet e njërit as tek mbledhjet e tjetrit.
Perfitojnë nga ky fllad pranveror, nga cicerimat e zogjve dhe mendojnë nder hije si e mori e dreqi këtë punë?! Jangellesh , jangellesh.
Unë dua të sqaroj me perunjesi që nuk bëj tash per tash pjesë as në grupin e tretë i cili si ideologji perbashkuese ka mos marrjen pjesë në mbledhjet e dy të pareve!
Me ndihmoni të kuptoj si mund të quhet grup një masë njerzish në punë të vet që s’kanë bërë kurrë një punë te perbashket madje asnjë mbledhje “grupi” që në vetvete do ishte vetë puna?!!
Opo ky nuk qenka trangull fare,paska ca dell letrar
Opo ky nuk qenka trangull fare,paska ca dell letrar