Tane Voga, nga fshati Halilaj i Fushë Krujës prej dy vjetësh endet dyerve të Gjykatës. Policia e akuzon për ndotje mjedisi, por e moshuara nuk e pranon.
“S’ju vjen turp këtyre që sjellin nënën këtu. Nuk më trembet syri”, thotë ajo per abcnews.al.
Prej moshës së thyer nuk dëgjon mirë dhe një pohim i gabuar kur një polic i zonës e pyeti kush e ka gropën e gëlqeres ndërsa ruante bagëtitë bëri që të përballej me drejtësinë e re.
Ecejaket e 82 vjeçares nisën në vitin 2020 e nuk dihet kur do të marrin fund.
Nëse më parë gjyqi nuk u zhvillua se mungonte Prokurori, këtë herë nuk në Gjykatën e Krujës nuk u paraqit gjyqtari./m.j