Ndeshja finale e Ligës së Konferencës e cila do të mbahet në stadiumin “Air Albania’ më 25 Maj, do të sjellë mijëra tifozë nga Italia dhe Hollanda. Por Rrahman Kasa, kreu i Unionit Shqiptar thotë se Tirana ka një numër të kufizuar shtretërish ndaj akomodimi është shtrirë në disa rajone të vendit.
“Tirana ka 6500 shtretër zyrtarisht, ja shto dhe ato informalë shkojnë 10 mijë. Normalisht që nuk ka kapacitet për t’i mbajtur tifozën. Një pjesë janë akomoduar në Elbasan, Durrës, Kavajë madje dhe në Shkodër”.
Sipas Kasës vetëm nga Italia ka informacion se priten të vijnë rreth 90 mijë tifozë por një pjesë nuk do qëndrojnë nëpër hotele.
“Një pjesë e madhe e tifozëve do të vijnë më 25 maj, do rrinë pranë stadiumit, nuk do akomodohen dhe do ikin më 26 Maj në Rinas”.
Për të pasur një mbarëvajtje të finales së madhe të Conference League qeveria shpalli 25 Majin ditë pushimi për qarkun e Tiranës. Ndaj në kuadër të masave të marra të gjitha të gjitha institucionet arsimore publike dhe private, përfshirë kopshtet, shkollat, universitetet, zyrat arsimore do të jenë pushim./tvklan
g.kosovari