Kreu i SPAK, Arben Kraja i ka dhënë një paralajmërim të gjithë personave të kërkuar nga SPAK që dyshohet se janë të përfshirë në krimin e organizuar.
“Janë disa në masë sigurimi, sepse kanë qenë proceset e tjera. Për personat që nuk janë kapur, nuk mund të jap detaje por të jeni të sigurt se jemi të vendosur që t’i shkojmë deri në fund kushdo që të jetë, është apo jo i fortë, ka apo jo mbështetje”, tha Kraja.
Kraja ka bërë me dije se në këtë operacion kanë marrë pjesë edhe oficerë të BKH, teksa paralajmëroi se do të nis edhe hetimi financiar.
“Do bëhen hetimet financiare për të gjithë grupin, pjesë e kësaj kanë qenë edhe vendimet e gjykatës për të bërë kontrolle dhe kushdo që do të ketë pasuri të paligjshme do t’u sekuestrohen. Ka qenë e përfshirë edhe BKH, grupi ka qenë 3 prokurorë dhe 4 oficerë të BKH dhe përfaqësues të Policisë së Shtetit”, tha Kraja.
g.kosovari