Gazetari Artan Hoxha dëshmoi dje në Belgjikë për çështjen e Toyota Yaris, ndërsa sot është ndalur në Holandë.
Përmes një postimi në rrjetin social Facebook, ai ka ndarë disa foto nga qyteti, teksa ndodhet para disa rrënjëve kanabis.
Mes ironisë, Hoxha shkruan se kanabisi atje ndodhet në mes të qytetit, madje edhe në vitrina, ndërsa në Shqipëri duhet ta kërkosh nëpër male e kodra.
“Duke perzgjedhur kultivaret novative per sezonin e ri te narkokultures…
Na iku jeta duke e kerkuar neper male dhe kodra, keta e mbjellin per kokerr te qejfit ne mes te qytetit, madje ne vitrine te dyqanit….
Megjithate atij tonit i vjen anash, jo vetem se çunat e punojne gjithe “dashuri”, por edhe sepse eshte rritur nen rrezet e ngrohta te diellit mesdhetar, mbushur plot me vitamine D.
Ah se harrova, nuk eshte nga ai mjeksori, eshte nga ai me THC te larte”, shkruan Hoxha./m.j