Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se mbështet fuqimisht kërkesat historike për anëtarësim në NATO të Finlandës dhe Suedisë.
Kjo është bërë e ditur nga Shtëpia e Bardhë në prag të takimit në Uashington me liderët e dy vendeve.
“Mezi pres të punoj me Kongresin e SHBA-së dhe aleatët tanë të NATO-s për të sjellë shpejt Finlandën dhe Suedinë në aleancën më të fortë mbrojtëse në histori,” theksoi Biden.
“Shtetet e Bashkuara do të punojnë me Finlandën dhe Suedinë për t’u mbrojtur nga çdo kërcënim ndaj sigurisë sonë të përbashkët dhe për të penguar dhe trajtuar agresionin ose kërcënimin e agresionit, ndërkohë që aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO janë duke u shqyrtuar”, siguroi presidenti amerikan./m.j