Një ukrainas ka rrëfyer tmerrin që ka kaluar nga rusët.
Mykola tregon varrin e pashënuar në të cilin ai dhe dy vëllezërit e tij u varrosën tre javë e gjysmë pas fillimit të luftës, në tokën e pushtuar nga forcat ruse. Të tre ishin qëlluar; ishte i vetmi që mbijetoi.
Tre ushtarë u thanë vëllezërve të gjunjëzoheshin në oborrin e përparmë ndërsa ata kontrollonin shtëpinë duke kërkuar ndonjë gjë që do t’i lidhte me kolonën e bombarduar. Sipas Mykola, pasi gjetën medaljet ushtarake që zotëronte gjyshi i tyre dhe një çantë ushtarake që i përkiste 30-vjeçarit Yevhen, i cili kishte qenë parashutist, ushtarët ishin të bindur se ata kishin diçka për të fshehur.
“Më rrahën gjithë trupin me një shufër metalike dhe më futën tytën e armës brenda gojës”, tha ai.
“Po mendoja se isha i radhës”, tha ai. Por plumbi ka hyrë në faqe të Mykolës dhe ka dalë pranë veshit të tij të djathtë. Ai e dinte se shpresa e tij e vetme për të mbijetuar ishte të luante i vdekur.
Ushtarët i hodhën trupat e vëllezërve në gropë, i mbuluan me dhe, e më pas u larguan. Ai nuk mund të thotë se sa kohë u varros i gjallë, vetëm se me duart dhe këmbët ende të lidhura, ai disi ia doli të dilte nga poshtë kufomës së vëllait të tij të madh dhe të kthehej në tokën e të gjallëve.
Në errësirë, ai u lëkund nëpër fusha për në shtëpinë më të afërt, ku një grua e mori brenda dhe u kujdes për të brenda natës para se të arrinte të kthehej te motra e tij, e cila kishte pritur me ankth për ditë të tëra në shtëpinë e babait të tyre. SOT