Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla ka zbardhur detaje nga takimi me Enkelejd Alibeajn për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Pas dakordësimit për t’u ulur dhe për të negociuar, Balla vijon me të njëjtin qëndrim se edhe mazhoranca duhet të ketë të drejtën për të propozuar kandidatë për President.
Ndër të tjera, Balla vendosi në pikëpyetje nëse opozita i ka 20 vota deputetësh për të propozuar një kandidat për President.
Kreu i grupit të PS-së tha se nuk po zvarritet procesi, por e Kushtetuta e ka përcaktuar saktë se si do të vijohet me zgjedhjen e Presidentit të ri.
“Natyrshëm me parimin që të drejtën e propozimit ta kenë të gjitha palët. Mazhoranca të ketë të drejtë propozimi. Është gjë e mirë që të kemi komunikim. Sot ka pasur konferencë të kryetarëve dhe kam propozuar që të takohemi në orën 18:00. Ishim të dy të përpiktë. Ishin Spiropali, dhe Alibeaj me Pampurin. Alibeaj ka kërkuar që ky negocim të ishte me praninë e mediave. Kështu që nesër merrni masat dhe të jeni prezent për ta dëgjuar publikisht pozicionin.
Unë pozicionin tim e kam thënë qartë. Nëse ka gatishmëri për t’u përfshirë në proces, për të pranuar diçka që të jetë themelore që të gjitha palët të propozojnë, atëherë mund të kemi ecuri në këtë proces. Duhet të zbresim tek emrat. Propozimi im për opozitën është që të vijnë me propozim konkret. A i ka opozita 20 deputetë për firma për kandidatë. Këto negociatat me shkresa nuk sjellin shumë produkt konkret” – tha Balla.
A po zvarritet procesi?
“Kryetar i PS-së Edi Rama nuk ka vendosur asnjë vijë të kuqe. Ka cituar nenin përkatës së Kushtetutës së vendit. I ka kujtuar që asnjë prej palëve nuk krijon dot krizë politike. Kushtetta është përmirësuar. Ky proces kryhet përgjatë 3 raundeve të para. Në raundin e katërt, Kshtetuta i ka vendosur mekanizëm bllokues duke iu dhënë mazhorancës që të zgjedhë Presidentin.
Unë duhet të them që ky takim ishte një takim ku është një takim publik, i hapur dhe unë dua që ky të jetë një proces që të kemi mundësinë që edhe PD të thotë mundësinë e vete. Dëshira jonë është që të 4 grupet parlamentare të jenë të përfshira. Nëse Aliebaj është dakord që të jenë edhe grupet e tjera parlamentare edhe unë jam 100% dakord” – tha Balla./m.j