Në burrë me këmishë të zezë me mëngë të gjata dhe pantallona pune që pi cigare në një rrugë në qytetin lindor të Ukrainës, Sloviansk po mbahet nën vëzhgim.
“Ai është i yni”, dëgjohet të thotë në radio nga makina e tij një person tjetër. Nga ana tjetër një furgon devijohet dhe dy burra të lodhur nga lufta zbresin në tokë. Burri me të zeza bie në tokë. Oficerët nga shërbimi i sigurisë së Ukrainës marrin telefonin e tij celular.
Në Ukrainën lindore goditjet e artilerisë ruse dhe përgjigjet e ukrainasve janë tashmë një rutinë e vazhdueshme.
Një pjesë e bombardimeve ruse ka për objektiv godina me vlerë si kampet ushtarake, depot e armëve ose selinë e SBU-së në Kramatorsk, e cila u shkatërrua pjesërisht në javët e para të luftës.
Një i dyshuar shoqërohet nga një agjent i sigurisë ukrainase pasi u arrestua me dyshimin se i kishte dhënë informacion rusëve.
SBU thotë se forcat ruse mbështeten shumë te spiunët, si ai që u arrestua në Sloviansk këtë fundjavë, për të identifikuar objektivat e tyre dhe për të vlerësuar suksesin e goditjeve.
Kur përballet me një hetues të SBU në vendngjarje, i dyshuari pranon se ka komunikuar me armikun.
Disa nga të dyshuarit janë të infiltruar të zakonshëm: shtetas rusë, të sjellë në rajonin e Donbasit në fillim të luftës, të cilët jetojnë në mes të popullatës ukrainase, shkruan CNN./m.j