Parlamenti finlandez votoi në favor të kërkesës së vendit për anëtarësim në NATO.
Deputetët mbështetën fuqishëm raportin e Komisionit për Punët e Jashtme, sipas të cilit Finlanda duhet të aplikojë në NATO për të forcuar sigurinë e saj.
Vendimi për aplikimin do t’i përcillet më pas Asamblesë së Përgjithshme të qeverisë, e cila pritet të mblidhet sot.
Më herët gjatë ditës, Ministrja e Jashtme suedeze Anne Linde nënshkroi ofertën historike të Suedisë për t’u bashkuar me NATO-n.
“Kjo është një gjë e madhe dhe serioze, sikurse ne mendojmë se është më e mira për Suedinë ,” tha Linde. “Vlerësojmë se do të zgjasë deri në një vit procesi i integrimit”, shtoi ajo.
g.kosovari