Presidenti Ilir Meta e ka cilësuar si mashtrim, shkrimin e gazetës austriake ‘Kronën Zeitung’, e cila denonconte se ai ka paguar 700,000 mijë dollarë për lobim për një foto në ceremoninë e inagurimit të Presidentit Amerikan Donald Trump. Meta tha se ka lajmëruar ambasadën shqiptare në Austri, ndërsa parlajmëroi padi për autorët që kanë shkruar shkrimin, për të cilët tha se shumë shpejt do të bëhen publike.
‘Ç’koment të kem për këto mjerime të Rilindje lokale dhe ndërkombëtare. E kam parë atë shkrimin pa emër. Shkrim pa emër për presidentin e një vendi. I cili nuk është gjë tjetër por është vetëm një ripërtypje në publik e disa shkrimeve të bëra nga revista Father Jones. Sa I takon LSI-së keni deklaratë nga ish0zëdhëneësi i saj Sulçe në 5 prill 2018. Ja ku e keni që në 3 maj një gazetar, më ka bërë për këtë çështje dhe përgjigja është shumë e qartë që është një mashtrim, pasi kam marrë pjesë si kryetar I parlamentit së bashku me Vasilin me ftesë të komunitetin organizator dhe gjithçka është e verifikueshme. Tania to thonë se ka qenë Ilir Meta atje dhe ka paguar 700 mijë dollarë, nëse u duket Vasili si Trup, atë ka nxjerrë gazeta austriake. U duket Petriti si Trumpi? Është shumë e verfikueshme.
Do jete edhe në gjyq në Vjenë për këtë shkrim të kësaj gazete. Këtu ku jam unë me Vasilin rrinë zyrtar e senator. E gjitha është vetëm një mashtrim. Këto foto i kam bërë që 30 vjeç me presidentin Klinton, e kam nxjerrë mallin e fotos. As nuk kam paguar e as nuk do të paguaj asnjë cent. Kemi njoftuar ambasadën në Vjenë, për t’i informuar për korrektësi. Por të mos isha president nuk do t’i padisja. Ato do të shkojnë në gjyq dhe ka garë të madhe nga avokatët atje për të më përfaqësuar mua. Do t’i nxjerrë me emër të gjithë ato që kanë shkruar.’- tha Meta.
g.kosovari