Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike Enkelejd Alibeaj foli në konferencën e kryetarëve për procesin e zgjedhjes së kreut të ri të shtetit dhe negociatat me maxhorancën.
Alibeaj u shpreh se e dinë se maxhoranca ka 71 vota për ta zgjedhur presidentin në raundet e tjera, por theksoi se ato janë të vjedhura dhe kjo sipas tij është faktuar në raportet e ndërkombëtarëve.
“Në një proces të tillë e rëndësishme është si hyn. Ne si PD kemi menduar të hyjmë dinjitozë. Kemi bërë atë që jo të gjithë e mendonin. Deri tani besoj se kemi qenë dinjitozë. Më e rëndësishme është si del për të qenë akoma më dinjitozë. Në një situatë të tillë kur dihet mirë që maxhoranca i ka të vjedhura mandatet na duhet shumë më tepër në të tjerëve të ruajmë dinjitetin. E dimë që i keni 71 vota. E dimë dhe si i keni marrë. I keni vjedhur.
E di fare mirë se çfarë legjitimiteti keni ju për ta zgjedhur në raundin e katërt dhe të pestë. Ne bëmë këtë hap. I thjeshtë. Disa kritere duhen përcaktuar. Disa kritere ligjore që figura presidenciale duhet të ketë. Disa vlera që duhet të mbartë për të cilat duhet të biem dakord. E pra jam dakord që duhet të biem dakord. Por për të qenë një proces që të jetë dinjitoz dhe të mos shndërrohet në farsë dhe lojë ku ai që qëndron nga godina përballë të fërkojë barkun me dëshirën për të luajtur me opozitën qëndrimi parimor besoj se është i duhuri.
Besoj se duhet ta sfidojmë. Duke qenë serioz, duke marrë pjesë në proces. Duke ofruar edhe një procedurë të thjeshtë. Për të instauruar një proces që të dalë jashtë interesave politike që t’ia japë këtë legjitimitet president. Kjo o bëhet o nuk bëhet në tre raundet e para”, u shpreh Alibeaj.
g.kosovari