Kryeministri Edi Rama nuk përjashtoi mundësinë që Presidenti i ri të jetë edhe politik. I pyetur nga gazetarët se nëse mazhoranca do të rishikojë kriterin që Kreu i ri i Shtetit të mos jetë aktiv në politik, Rama dhe se nuk është vendosur asnjë kriter. I vetmi kriter tha ai është që kandidati të mos jetë nga grupi parlamentar i PS.
Ai u shpreh se nuk beson se brenda PD ka nje kandidat per President, por ironi u shpreh se nese ka ndonjë kandidat te pazbuluar le te publikohet.
Pyetje: Mund ta rishikojë PS kriterin që Presidenti mos të jetë aktiv në politikë?
Rama: Ne nuk kemi kushtëzuar askënd ne thjesht kemi thënë që kandidati për President nuk do të jetë nga grupi ynë parlamentar. Nuk kemi vënë kushte të tjera dhe aq më pak të kushtëzojmë të tjerët. Kur hedh vështrimin në lëndinat e tjera të parlament aty është të identifikosh ndonjë kandidat të mundshëm.
Nëse ata kanë ndonjë që ne nuk e kemi parasysh që është aktualisht në parlament dhe plotëson nevojat që ka vendi për president të na e thonë cili është dhe mbase në kaq vite ka mbetur ndonjë figurë e pazbuluar, por nga sa ne i shohim janë jo vetëm të zbuluara, por edhe të pambulueshme./m.j