Tedi Neziri, i riu që tentoi të grabiste një vilë në zonën e “Kopshtit Botanik” në kryeqytet dhe udhunua nga pronari e shokët e tij, kishte bashkëpunëtore pastruese.
Mësohet se Neziri kishte prej muajsh kontakte me pastruesen që punonte në vilën luksoze dhe i ka marrë çelësin për të çuar deri në fund planin e tij të grabitjes. Por jo gjithçka shkoi siç duhet pasi natën që tentoi të futej në banesë në rolin e një motorristi me një picë në dorë, u pikas nga pronari, Bekim Bulica.
Ky i fundit së bashku me një mikun e tij të identifkuar si Olsi Mataj e tre shokë të tjerë kanë arritur ta neutralizojnë duke u përleshur me Tedi Nezirin. Ata e kanë dhunuar mbrëmjen e 10 majit hajdutin dhe më pas dorëzuar atë në ambientet e postës policore të Farkës.
Prokuroria e Tiranës ka nisur hetime ndaj Tedi Nezirit, për akuzën e “Vjedhjes me dhunë” dhe se ndaj tij gjykata e kryeqytetit ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”. Ndërsa avokati i Nezirit, Detar Hysi, tha se klienti vijon të marrë mjekim në spital për shkak të plagëve të shkaktuara.
Neziri, dyshohet të jetë autor i disa vjedhjeve të ndodhura në Tiranë./m.j