Teksa një mësues i quajtur Jonathan Lewis, nisi projektin e rikonstruksionit të shtëpisë së tij, u trondit kur bëri një zbulim rrëqethës që bëri.
Vetëm disa ditë pasi mori çelësat, 32-vjeçari vendosi të restauronte shtëpinë. Kur një mur i shtëpisë u prish, ai pa një kukull të vjetër të ulur në zbrazëtirën poshtë shkallëve.
Jonathan e pa se kukulla po mbante një shënim i cili përshkruante si ai ajo vrau pronarët e mëparshëm.
Incidenti i frikshëm ndodhi menjëherë pasi Jonathan u zhvendos në pronë në Ëalton, Liverpool.
Miqtë e tij u shqetësuan kur ai I tregoi për ngjarjen dhe e nxitën që të largohej që aty. Jonathan tha: Unë disi e dija se kishte një zbrazëti pishtë shkallëve. Unë godita një pjesë të gipsit për të parë se çfarë kishte atje. Japa një vrimë sa grushti, ndeza një dritë dhe aty pashë një kukull.
Më pas ai mori një çekiç për ta bërë vrimën më të madhe dhe gjeti kukullën me gërsheta të verdha të ulur në një karrige të vogël. Ajo kishte veshur një fustan me vija jeshile, përparëse dhe kapele.
Pastaj, 32-vjeçari vuri re një copë letër ne prehrin e saj.
Ai e hapi atë dhe gjeti një shënim të gjakosur ku shkruhej: “I dashur lexues/pronar i ri i shtëpisë, Faleminderit që më lirove! Emri im është Emily. Pronarët e mi origjinal jetuan në këtë shtëpi në vitin 1961.
Nuk më pëlqyen, kështu që ata duhej të largoheshin. Ata vetëm këndonin dhe ishin të gëzuar. Ishte e pështirë. Goditja me thikë ishte zgjedhja ime e vdekjes për ta.
Pavarësisht këshillave të miqve, Jonathan vendosi mos largohej.
Ai tha: Do të jem i sinqertë, më duket qesharake e gjitha Letra thotë 1961, por agjentja e pasurive të patundshme tha se kuzhina ishte bërë vetëm katër ose pesë vjet më parë./m.j