Një i ri shqiptar u gjet i masakruar me thikë të mërkurën e 11 Majit në Britaninë e Madhe. Ngjarja e rëndë ndodhi në shtëpinë e shqiptarit të identifikuar si Olsi Kuka, 30 vjeç, i cili jetonte në Barnet, në veri të Londrës. Sipas asaj që shkruan BBC, 30-vjeçari u gjet i plagosur rëndë dhe humbi jetën në vendngjarje.
Për vrasjen, policia arrestoi të dielën 3 persona. Bëhet fjalë për dy meshkuj të moshës 33 dhe 25 vjeç, si dhe një vajzë 24-vjeçare.
Mbeten të paqarta motivet e ngjarjes së rëndë, ndërsa mediat britanike nuk kanë dhënë detaje as për personat e arrestuar nga policia si autorë të ngjarjes së rëndë.
/a.r