Një aksident i rëndë ka ndodhur mesditën e sotme në Divjakë, ku për pasojë një person ka humbur jetën.
Policia ka njoftuar se në afërsi të fshatit Fierseman, 31-vjeçari Dorian Dervishi ka humbur kontrolli ne mjetit me të cilin po lëvizte, duke përfunduar në një kanal me ujë. Plagët e marra kanë qenë fatale për të duke bërë që ai të vdesë në vend.
Njoftimi i policisë:
Divjakë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 14:20, në fshatin Fierseman, shtetasi D. D., 31 vjeç, banues në Remas, Divjakë, duke drejtuar automjetin tip “Ford”, ka rënë në një kanal me ujë dhe për pasojë ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të kësaj dalje nga rruga./m.j