Ofensiva e Rusisë në Donbas ka humbur vrullin dhe është zvarritur ndjeshëm. Kështu thekson Ministria e Mbrojtjes e Mbretërisë së Bashkuar, duke shtuar se trupat e Vladimir Putin mund të kenë humbur një të tretën e forcës luftarake tokësore dhe pajisje të tjera ajrore, përfshirë dronët bombardues.
“Në kushtet aktuale, Rusia nuk ka gjasa të përshpejtojë në mënyrë dramatike normën e saj të avancimit gjatë 30 ditëve të ardhshme”, paralajmëron qeveria e Londrës.
Nën sekretari I përgjithshëm I NATO-s, Mikrea Xheoana, nga Berlini u shpreh optimist për rezistencën e Kievit dhe rezultatin e luftës. “Ukraina mund të fitojë”, u shpreh ai.
Rusët hodhën bomba zjarri ose fosfori në fabrikën e çelikut Azovstal, pretendojnë autoritetet e Kievit. Ndërsa raportohet se ushtria ukrainase ka shtyrë trupat ruse jashtë qytetit të dytë më të madh, Kharkiv.
Kë të besosh? SHBA dhe NATO pushtuese të Koresë më 1950, Vietnam Laos Kongo Kamboxhia Iran El Salvador Granada Panama Bosnja Sudan Libi Siri Irak Afganistan,apo Putin në Afganistan dhe Ukrainë?