Kanë dalë pamjet filmike menjëherë pas atentatit që u krye ndaj Rim (Blerim) Preçit.
Atentati u krye nga një makinë në lëvizje. Ndaj Rim Preçit dhe një kushëri të tij, Klinsman Preçi, u qëllua me breshëri zjarri, por atentati dështoi.
Rim Preçi është hedhur nga makina dhe e ka lënë atë të ecë pa drejtim deri sa mjeti mbeti në anë të rrugës. Pas disa sekondash ai kalon në këmbë autostradën.
Nga pamjet shihet se si Rim Preçi është i alarmuar nga ajo që ka ndodhur dhe ende nuk e beson se ka shpëtuar i gjallë.
Madje ai pyet personin që po e filmon nëse a kishte gjë në trup,(‘a kam gja në trup aaa’) ndërkohë që ai e qetëson duke thënë se ‘nuk ke gjë shko në lokal se e njoftoj unë policinë dhe mjekun’, transmeton Noa.al.
Ende nuk dihen motivet e këtij atentati. Por pista kryesore mbetet ajo e së shkuarës së tij.
Rim Preçi sapo ishte kthyer nga Belgjika. Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e autorëve.