1912- Vdiq shkrimtari suedez August Strindberg, një nga dramaturgët më të rëndësishëm dhe më me ndikim të shekullit të 20-të.
1948- Shpallet shteti i Izraelit, tetë orë para përfundimit të mandatit britanik në Palestinë. Presidenti i parë i shtetit të ri ishte Chaim Weizmann dhe kryeministër ishte David Ben Gurion.
1991-Vetëvritet Jiang Qing, e veja e liderit kinez Mao Zedong, një nga udhëheqësit e Revolucionit Kulturor (1966-1976).
1998- Vdiq këngëtari dhe aktori amerikan Frank Sinatra, i cili fitoi famë botërore me një seri hitesh muzikore “Strangers in the Night”, “New York, New York” dhe ishte fitues i Oskarit per nje rol ne film
2003- Pas gati 40 vjet planifikimi dhe debati, puna nëntokësore ka filluar për të mbrojtur Venedikun nga fundosja.
2008- Arkivi Kombëtar Britanik publikoi më shumë se 1000 faqe dokumente sekrete mbi objektet fluturuese të paidentifikuara (UFO) në qiellin britanik gjatë viteve 1970 dhe 1980.
2011- Një aeroplan eksperimental me energji diellore ulet në Bruksel pas 13 orësh fluturimi. Avioni ishte një projekt i aviatorit dhe mjekut zviceran Bertrand Picard, i pilotuar nga Andre Borsberg. BETA