Rinas/ Regjistrohet fluks pasagjerësh për Conference League

Finalja europiane që do të luhet në stadiumin “Air Albania” më 25 Maj, do të sjellë në Shqipëri një numër të lartë të tifozerisë së kontinentit.

“Rreth 20 mijë pasagjerë, pritet të udhëtojnë përmes Aeroportit Ndërkombëtar të Rinasit, në datat 24, 25 dhe 26 Maj. Për shkak të kërkesave të shumta, po ashtu, janë planifikuar të realizohen 25 fluturime më tepër”.

Kërkesat e mëdha për udhëtime drejt Shqipërisë, kanë rritur edhe çmimin e biletave me disa fish. Një biletë nga Italia që kushton mesatarisht 85 Euro gjatë vitit, për fluturimin e datës 24 Maj nga Milano drejt Rinasit blihet për 217 Euro, ndërsa kthimi me datë 26 deri në 342 Euro, me linjat low cost.

Nisjet nga Roma me datë 24 Maj janë të rezervuara plotësisht, ndërsa me 25 Maj biletat kapin çmimin e 341 Eurove drejt Tiranës. Po ashtu nga Eint’hoveni i Hollandës, që zakonisht ka një çmim mesatar prej 110 Eurosh, udhëtimi drejt Tiranës me 24 Maj arrin deri në 337 Euro.

Burime nga aeroporti “Nënë Tereza” bëjnë të ditur se të larta janë edhe kërkesat për çarter, për të cilat po shqyrtohen ende oraret. Nga ana tjetër stafi i aeroportit do të trefishojë kapacitetet për të përballuar fluksin në këto data. Bashkia e Tiranës do të vendosë në dispozicion një linjë autobusi të dedikuar Rinas – Tiranë dhe anasjelltas.

Next Post

Leave a Reply

Your email address will not be published.

LAJMET E FUNDIT

Welcome Back!

Login to your account below

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com