Policia ka dhënë njoftim zyrtar lidhur me atentatin në Lezhë.
“Rreth orës 20:05, në Ishull Lezhë, është qëlluar me armë zjarri në drejtim të një mjeti në lëvizje, brenda së cilit udhëtonin shtetasit B.P.dhe K.P.
Për pasojë nuk ka persona të lënduar.
Grupi hetimor në vendngjarje po administron çdo provë e të dhënë, për identifikimin e autorëve dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli si dhe po bëhet krehja e zonës me qëllim kapjen e autorëve”, njofton Policia.
Endë nuk raportohet për të lënduar, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e plotë të dinamikës.
***Mësohet se autorët kanë shtënë me breshëri automatiku nga mjeti i tyre, ndërsa shënjestra kanë qenë dy persona nga Miloti, Blerim Preçi dhe
Klisman Preçi, sipas BW.