Deputeti demokrat Ervin Salianji ka folur në lidhje me procesin e zgjedhjes së kryetarit të PD, duke thënë se nuk ka dyshime se kush do të jetë fitues mes ish kryeministrit Sali Berisha dhe kandidatit tjetër Ibsen Elezi.
Salianji shtoi se ishte e qartë që në PD shumicën e ka Berisha.
Ndërkohë, Salianji u shpreh se nuk është dakord me sulmet ndaj përfaqësuesve të SHBA.
“Nuk bie dakord me sulmet ndaj ambasadores Yuri Kim, ne nuk kemi betejë me asnjë përfaqësues amerikan, duhet dhënë fund debateve të brendshme në parti”, tha ai.
Nisida Tufa: A e ka shumicën në PD Berisha?
Ervin Salianji: Po, por ka një diskutim se nëse qendrojmë në palë, nga Berisha dhe Rithemelimi, sado e madhe të jetë mbështetja, a bëhet dot fituese PD-ja?
A jemi në kushtet që duhet bërë një proces që mos mbeten jashtë qindra demokratë dhe të mos hidhet poshtë kontributi i atyre që kanë jkontribuar me vite?
Mbi bazë e tyre vjen ajo që a e njeh pakica shumicën. Nuk mund të ketë dhunë të pakicës por duhet ruajtur nga tirania e shumicës.
Nisida Tufa :A e ndryshon një vendim gjykate situatën në PD?
Salianji: Vendimi mund të ndryshojë situatën ligjore të PD por jo atë faktike. PD për fat të keq përfundoi në një situatë kur doli parti e 3 pavarësisht siglës dhe alternativave si trupë politike. Duhet marrë më e mira nga gjithçka që të bashkohet. NEWS 24