Forcat ukrainase kanë nisur ofensivën kundër forcave ruse në Izyum, sipas Oleh Synegubov, kreu i Administratës Ushtarake Rajonale të Kharkiv, shkruan BBC.
Ai tha se forcat ruse po tërhiqen në disa drejtime.
Rikujtojmë se Rusia mori kontrollin e qytetit të Izyum më 1 prill dhe qyteti është ende në kontrollin e forcave pushtuesve pavarësisht përpjekjeve të vazhdueshme të forcave ukrainasve për ta çliruar.
Maxym Strelnik, një zyrtar në këshillin e qytetit të Izyum, tha për BBC-në se, 80% e qytetit ishte shkatërruar.
Sipas tij, rreth 10,000 deri në 15,000 civilë janë ende të bllokuar në Izyum, pergatiti ABC.