India ka ndaluar papritur të gjitha eksportet e grurit për shkak të frikës së mungesës. Veprimi i Indisë vjen pavarësisht se kishte premtuar më parë për t’i rritur eksportet dhe për të ndihmuar pjesën tjetër të botës.
Ukraina është një eksportues i madh i drithërave si gruri, por aftësia e saj për të nxjerrë të korrat jashtë vendit është goditur nga pushtimi i Rusisë.
India, një tjetër furnizuese e madhe në botë tha se po synonte eksporte rekord të grurit këtë vit.
Por tani ajo ka ndryshuar papritur kursin, duke thënë se duhet të garantojë së pari sigurinë e saj ushqimore, shkruan BBC.
Ekspertët thonë se arsyet e Indisë janë inflacioni që bën që çmimet e brendshme të rriten, së bashku me një valë të papritur të të nxehtit që ka shkaktuar frikën për një ulje të të korrave.
Kjo mund të përbëjë një problem të madh për pjesën tjetër të botës. Midis tyre, India dhe Ukraina janë pas rreth një të tretës së shitjeve vjetore globale të grurit.
g.kosovari