Partia Socialiste ka hapur garën për zgjedhjet brenda partisë. Zgjedhjet do të mbahen në fund të qershorit në 61 bashkitë e vendit. Nga Fieri, kreu i Grupit të PS Taulant Balla ka deklaruar se ky është një qark ku do të aplikohet formula e re e bashkëdrejtimit edhe në nivelin e kryetarëve të partisë.
“Në drejtimin e PS në Fier ka qenë kolegu Petro Koçi i cili sipas statutit s’mund të jetë më kryetar partie për shkak se është deputet. Do ketë ndryshime, në Fier do jetë një prej qarqeve që do të aplikohet formula e re e bashkëdrejtimit edhe në nivelin e kryetarëve të partisë. Kjo formulë e re na jep mundësinë që këtu në Fier të aplikojmë mundësinë që partia të bashkëdrejtohet nga një burrë dhe një grua një vajzë dhe një djalë sepse ky është një model që ka rezultuar i suksesshëm.
Në të gjitha organizatat socialiste ku bashkëveprimi ka funksionuar rezultati ka qenë i mirë. Në Fier ku rezultatet tona janë më të mira do ta aplikojmë dhe në nivelin e kryetarëve të 6 bashkive. Synojmë të kemi një parti gjithmonë edhe më fituese”, tha Balla.
Deri më 25 Maj do të administrohen kandidaturat për kryetar të degëve lokale të Partisë Socialiste.
g.kosovari