Autobusi i cili u aksidentua disa javë më parë dhe përfundoi në lumin Lanë, është zhvendosur me kërkesë të prokurorisë e cila po kryen hetimet për të zbardhur shkakun e ngjarjes.
Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në rrjete sociale thotë se autobusi u zhvendos përkohësisht, për t’u kthyer më pas si instalacion.
“Me kerkese te prokurorise qe po heton aksidentin unik, kerkohet spostimi i mjetit per te bere ekspertizen autoteknike ne garazh/terren. Mjeti u spostua mbreme! Do te rikthehet ne perfundim te hetimeve po aty, si instalacion per kujdesin ne qarkullim. Fundjave te mbare!”, shkruan Veliaj.
🚨 Me kerkese te prokurorise qe po heton aksidentin unik, kerkohet spostimi i mjetit per te bere ekspertizen autoteknike ne garazh/terren 🚍
Mjeti u spostua mbreme! Do te rikthehet ne perfundim te hetimeve po aty si instalacion per kujdesin ne qarkullim.🚸
Fundjave te mbare! 🙏🏻 pic.twitter.com/LELx8AD5b7
— Erion Veliaj #EYC2022 🇪🇺🇦🇱 (@erionveliaj) May 14, 2022