Autoritetet ruse kanë referuar për mediat e Rusisë se veprimet në terren nga ana e ushtrisë ukrainase janë drejtuar nga oficerë britanikë në rezervë. Sipas përfaqësuesve rusë, oficerët britanikë kanë qenë në postkomandat më kritike, në drejtimet operacione kryesore, duke bërë korrigjime të veprimeve të komandës ukrainase.
“Nga fundi i prillit në 6 maj, këta oficerë lëviznin vazhdimisht nga një komandë në tjetrën në Zaporizhia, që është jo larg nga linja e front në Zagradovka”, citon “Sputnik” përfaqësues të sigurisë.
Informacionet në fjalë sugjerohen si një shpjegim se pse ushtria ukrainase po mbrohet kaq mirë, ndërkohë që duhet thënë se përgjegjësia kryesore për dështimin i takon shtabit rus dhe shërbimeve sekrete ruse që do të duhet të kishin të dhëna për organizime të tilla, përkundër faktit se mbrojtja e mirë provon edhe epërsi në metodë dhe imagjinatë, pergatiti Tema.