Enkelejd Alibeaj thotë se qëndrimin e tyre për presidentin e ri ja ka përcjellë të gjithë grupit parlamentar, por edhe mazhorancës. Sipas tij, me rëndësi është procesi, në mënyrë që zgjedhje e presidentit të mos bëhet një lojë.
“Një figurë që të jetë shqiptarëve dalë mbi palët politike, ti qëndrojë të gjitha sfidave. Për të arritur në këtë pikësynim ne jemi ofruar për një proces, procesi është i pari, një proces i sinqertë, proces i bazuar në kritere është garancia e parë në një produkt siç shqiptarët duan. Presidenti simbolizon unitetin,
Ja kam përcjellë qëndrimin zyrtar të PD grupit parlamentar, mazhorancws dhe grupeve të tjera dhe e shohim të udhës që ky proces duhet të jetë i tillë që mos perceptohet si lojë”, tha Alibeaj.
Alibeaj përsëriti qëndrimin e tij se mazhoranca nuk e ka legjitimitetin për të zgjedhur e vetme Kreun e Shtetit.
“Në tre raundet e parë presidenti zgjedhjet me 87 vota, pra me pjesëmarrjen e opozitës. Nuk e ka mazhoranca legjitimitetin për të zgjedhur presidentin për të bërë lojëra, sepse janë tre deputet që janë degjeneruar nga fenomeni i grabitjes së votës, dy të tjerë janë pas hekurave. Për këto arsye nuk ka legjitimitet mazhoranca për të bërë farse.
Ne kemi propozuar kritere, sepse kemi një detyrim, duhet të jetë një president që të dalë në sy të shqiptareve.
Një nga kriteret është se presidenti duhet të jetë antikomunist”, u shpreh Alibeaj per gazetaret.
g.kosovari