Kremlini ka thënë se e konsideron lëvizjen e Finlandës për t’u bashkuar me NATO-n një kërcënim për Rusinë dhe se zgjerimi i aleancës ushtarake nuk do të rrisë stabilitetin dhe sigurinë në Evropë apo në pjesën tjetër të botës. Zëdhënësi i Kremlinit Dmitry Peskov tha se të gjithë duan të shmangin një përplasje të drejtpërdrejtë midis NATO-s dhe Rusisë.
Sipas Sky News, Peskov i përshkroi veprimet e Finlandës si për të ardhur keq dhe “padyshim” një kërcënim për Rusinë “dhe një arsye për një përgjigje simetrike”.
Presidenti i Finlandës Sauli Niinisto dhe kryeministrja Sanna Marin thanë këtë mëngjes se vendi i tyre duhet të aplikojë për t’u bashkuar me NATO-n “pa vonesë”.
g.kosovari